Evolon Forum

Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Tregim: "Agjërimi"


Veteran Member

Status: Offline
Posts: 76
Date:
Tregim: "Agjërimi"
Permalink  
 


Kush nuk agjëron në ramazan përshkak se i lejohet mosagjërimi,sikurse ata që kanë arsye me sheriat ju lejohet mosagjërimi,apo ai që e prish agjërimin me gjërat që e prishin atë, e ka obligim ta kompenzoj atë ditë që e ka prishur,duke u bazuar në fjalën e Allahut teala ku thotë:"…le të agjëroj aq ditë nga ditët e mëvonshme.." (bekare184).

*Është e pëlqyer që të shpejtoj në kompenzim,në mënyrë që të pastrohet nga mëkati i tij,gjithashtu është e pëlqyer të agjërohen ditët e mbetura rresht pa ndërprerje,ngase kompenzimi i referohet agjërimit në kohë,e nëse nuk e kompenzon agjërimin menjëherë , lejohet ta vonoj kompenzimin e agjërimit ,ngase koha e kompenzimit është e gjërë,dhe qdo obligim që ka kohë të gjërë (për kompenzim) lejohet vonimi i tij ,sikurse që lejohet të agjërohen ditët me ndëprerje,mirëpo nëse muaji shaban ka po aq ditë sa duhet ti kompenzoj atëherë duhet të i agjëroj ditët pa ndërprerje në mënyrë që mos të arrij ramazani tjetër pa e kryer kompenzimin e ditëve të mbetura,gjithashtu nuk lejohet të vonohet kompenzimi e të kompenzohen ditët e mbetura pas ramazanit tjetër, përveq atyre që kanë arsye,ngase transmeton Aishe radijaAllahu anha se ka thënë:"Kam pasur borxh për të agjëruar nga muaji i ramazanit dhe nuk kam mundur ta kompenzoj atë deri në muajin Shaban " (transmeton Imam Buhariu dhe Muslimi)

 

Ky hadith na e bënë të qartë se koha e kompenzimit është e gjërë ,përveq nëse ka mbetur prej muajit Shaban aq ditë sa ke për kompenzim atëherë obligohet ta kompenzoj agjërimin para se të filloj Ramazani I ardhshëm.

 

*Nëse ka filluar Ramazani pa i kompenzuar ditët e mbetura nga ramazani i kaluar,atëherë së pari duhet të agjëroj ramazanin e pastaj ti kompenzoj ditët e mbetura nga ramazani i kaluar,e nëse e ka vonuar kompenzimin përshkak se ka pas arsye dhe nuk ka mundur ta kompenzoj deri në ramazanin tjetër, të tillit i oblighet vetëm kompenzimi ndërsa, nëse nuk ka pas arsye për vonimin e kompenzimit atëherë e ka obligim ti kompenzoj ditët e mbetura dhe të ushqej nga një të varfër për aq ditë sa ka për të agjëruar, me ushqim mesatar të vendin ku jeton.

 

*Nëse njeriu vdes dhe ka mbetur pa e kompenzuar agjërimin ,mirëpo nuk ka arritur ende ramazani tjetër,nuk ka të keqe për të,ngase ai e ka vonuar kompenzimin duke mos e kaluar afatin e kompenzimit të agjërimit,e nëse vdes pasi që ka hyrë ramazani i ri:

 

1-Nëse e ka vonuar kompenzimi me arsye si p.sh –i sëmuri,udhëtari- derisa ka hyrë ramazani tjetër nuk ka të keqe për të gjithashtu,

 

2-Ndërsa nëse e ka vonuar pa arsye,bligohet të shpaguaj për ato ditë , e shpagimi për të është ushqimi i një të varfëri me ushqim mesatar për aq ditë sa i kanë mbetur pa agjëruar

 

*Nëse vdes njeriu pa e kompenzuar agjërimin e Dhiharit (e ky agjërim obligohet kur njeriu i thotë gruas së tij:Ti je si nëna ime –e me këtë e ka për qëllim se e ka shkurorizuar dhe nuk bënë mardhënje me të ashtu si që nuk bënë mardhënje me nënën — e kush vepron kështu I obligohet ta liron një robë e nëse nuk ka mundësi për lirimin e robit ,obligohet ti agjëroj gjashtëdhjetë ditë ), në këtë rast familjarët e të vdekurit duhet të ushejnë qdo ditë nga një të varfër dhe nuk duhet të agjërohet për të,ngase ky është një llojë agjërimi që nuk i ka paraprirë nijeti ,e ky është qëndrimi i shumicës së dietarëve.

 

*E kush vdes duke mos kompenzuar agjërimin për të cilin është betuar se do ta kompenzoj,është e pëlqyer për kujdestarin e tij të agjëroj për të vdekurin,sikur është tansmetuar në sahihun e Muslimit dhe Buhariut,se një grua kishte shkuar tek Pejgamberi alejhi selam dhe i ka thënë:"Më ka vdekur nëna pa e kompenzuar agjërimin për të cilin është betuar se do ta kompenzoj,a të agjëroj për të ? Tha (Pejgamberi alejhi selam) :Po.

 

-Ka thënë Ibni Kajjim Rahimehullah:Agjërohet për atë që ka pasur obligim kompenzimin e betimit ,kurse nuk agjërohet për atë që nuk e ka agjëruar Ramazanin,dhe ky është mendimi i Imam Ahmedit dhe të tjerëve të mbështetur tek Ibni Abbasi dhe Aishe radijaAllahu anhuma,dhe i mbështetur në kijas,ngase kompenzimi për betim nuk është obligim bazë i sheriatit,porse këtë njeriu ia obligon vetës atëherë kur betohet,e kjo llogaritet si borxh ,për këtë Pejgamberi alejhi selam e ka përngjasuar me borxh,kurse agjërimi të cilin e ka bërë obligim Allahu teala fillimisht si që është agjërimi i muajit të ramazanit ,ai është një nga shtyllat e islamit ,dhe qëllimi me këte është nënshtrimi i robit me vehten e tij dhe kryerja e obligimit me të cilin është urdhëruar njeriu dhe është krijuar për të , për këtë nuk kompenzohet namazi për atë që ka vdekur dhe ka lënë pa falur disa namaze ,e as nuk kompenzohet për te agjërimi i ramazanit nëse nuk e ka agjëruar ,kurse kompenzohet agjërimi për të cilin është betuar.

 

(Agjërim për betim është : Kur njeriu është betuar për një gjë dhe nuk e ka realizuar betimin ,apo është betuar se nëse ndodhë kështu apo ashtu do ti agjëroj dhjetë ditë (p.sh thotë njeriu :Nëse Allahu teala më furnizon me një fëmij do ti agjëroj njëzet ditë) i tilli duhet ti agjëroj tri ditë përshkak se nuk e ka realizuar betimin,apo aq ditë sa i ka premtuar se do ti agjëron nëse Allahu e furnizon me një fëmij ,e nëse vdes ai që është betuar dhe nuk e ka realizuar betimin , dhe nuk i ka agjëruar tri ditë me të cilat ka qenë i obliguar ,për të tillin duhet të agjërohet).



__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.



Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard