Evolon Forum

Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Tregim: "Allahu"


Veteran Member

Status: Offline
Posts: 76
Date:
Tregim: "Allahu"
Permalink  
 


All-llah në fenë islame është Zoti i Vetëm, i Adhuruari, Fuqia më e lartë që ekziston, Krijuesi i gjithësisë, i të dukshmes dhe të padukshmes. Emri Allah është një nga 99 emrat e Zotit (Allah-ut), i cili këto i potencon në Kur'an si cilësi të Tija, pra kjo fjalë në të vërtetë është një cilësi e Tijë.

Është emri më i madh i Krijuesit që dëfton për Qenien Absolute, emër me të cilin përfshihen të gjitha cilësitë dhe atributet e tjera hyjnore. Është emër i përveçëm dhe nuk është i prejardhur, do të thotë nuk rrjedh prej ndonjë fjale tjetër. Si term i tillë përdoret vetëm për të dëshmuar Ekzistencën e Domosdoshme dhe Absolute. Çdo emër tjetër i bukur i Allahut vjen si tregues për Të, kur janë së bashku. p.sh. “Huvallahu ledhi la ilahe il-la huve”- “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij…” 

 

 

Emri i Zotit në islam sikur edhe shumë emra dhe fjalë të tjera që kan prejadhjen nga gjuha arabe në gjuhë të tjera si dhe në gjuhën shqipe hasin në vështirësi gjat shkrimit, leximit e shqiptimit. Emri All-llah që është një emër i përvetshëm në gjuhën arabe (prej nga dhe rrjedh emri) përbëhet nga tri shkronja: elif : ﺍ‎, lam : ﻝ‎ dhe he : هـ‎.

 

 

Disa lutje të shkurta dhe kuptimi i tyre:

All-llahu ekber (Allahu është më i madhi)

El-hamdu li-l-lah (Falënderimi i qoftë All-llahut)

SubhanAllah (Lavdi të Madhit Zot, Allahut)

La ilahe il-la-llah (Nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut)

Muhamedun resulu-ll-llah (Muhammedi është I Dërguari i All-llahut)

Eshedu en la ilahe il-la-ll-lah ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve reseluhu (Dëshmoj se nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij).



__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.



Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard