Evolon Forum

Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Tregim: "Zhdukja E Mistershme"


Veteran Member

Status: Offline
Posts: 76
Date:
Tregim: "Zhdukja E Mistershme"
Permalink  
 


Në verën e vitit 2006, familja Bardhipërgatitej për pushime verore. Babai i Kaltërinës, Dini, punonte si kreator nënjë ndërmarrje private te një investori të huaj, dhe për çdo vit shkonte përpushime në malet e Prevallës. Ishte rast i mirë që të ikte nga tollovia veroreqë e kaplonte qytetin e Prizrenit. 

Kaltërina Bardhi ishte një vajzë dymbëdhjetëvjeçare dhe krejtësisht e zakonshme. Ishte e shoqërueshme. Në shkollë shkonterregullisht me moshatarët e saj. I adhuronte orët e muzikës dhe ishte ndër mëtë mirat në seksionin e baletit. Kishte edhe një pasion të veçantë: fantastikënshkencore, për të cilën moshatarët e saj as që mendonin. 

Në fillim kureshtjen e shuante duke lexuar tregimespirituale nga autor vendas, ndërsa shumë shpejtë imagjinatën e saj fëmijërorefilluan ta preokupojnë shkrimtarë të njohur të fantastikës shkencore si ArturKlark e të tjerë. Imagjinata e saj pasurohej gjithnjë e më tepër dhe u zgjeruanë kufij të paparë. Filloi të humb kuptimin për realitetin ekzistues, të cilëne vunë re prindërit e saj, ose së paku kështu dukej në shikim të parë! 

- Mbrëmë kam lundruar mbi sistemin diellor, -shpesh tregonte Kaltërina në mëngjes kur zbriste nga dhoma e saj e gjumit. Nënë- vazhdonte ajo, kam udhëtuar nëpër hapësirën e pafund, e cila nuk është siç naduket neve nga Toka. Yjet, gjithashtu, nuk janë ashtu të bukur siç i shohim ne,kurse përreth dëgjohen zhurma që nuk i kam dëgjuar kurrë. 

Nëna ia lëshonte një shikim serioz dhe meshqetësim i thoshte: 

- Mirë Kaltërina, deri kur do të na mërzisësh mekëto tregimet e tua?! Prapë ke parë ndonjë ëndërr fantastike?! Ta dish se do tandaloj t’i lexosh ato libra me fantazira! 

Zakonisht e gjitha përfundonte në këtë mënyrë. 

Në verën e vitit 2006, familja Bardhi përgatitejpër pushime verore. Babai i Kaltërinës, Dini, punonte si kreator në njëndërmarrje private te një investori të huaj, dhe për çdo vit shkonte përpushime në malet e Prevallës. Ishte rast i mirë që të ikte nga tollovia veroreqë e kaplonte qytetin e Prizrenit. 

Prevalla, një vend i qetë dhe plot gjelbërim, vendky shumë i bukur dhe pitoresk, i rrethuar me kodrina mbi të cilat shtrihej njëdet i tërë pishash. 

Me ta shkonte edhe gjyshja e Kaltërinës, zonjaMira. Ishte një plakë e çiltër dhe shumë shpirtmirë. E adhuronte mbesën dheishte në gjendje që gjatë pushimeve të verës, pa përtesë, t’i kushtonte asajorë të tëra. Ishte fjalëmbël ndaj çdokujt. Kaltërina në jetën e saj kishte vendtë veçantë, andaj edhe ajo e donte gjyshen pa masë. 

Ditën e tretë të pushimeve, Kaltërina e kaloi dukeshëtitur përjes pishave të mrekullueshme të Prevallës. Kur u kthye nëkampshtëpizë , ende pa hyrë mirë brenda, e shqetësuar, pyeti të ëmën: 

- A është e vërtet se unë kam një motër binjake?! 

Nëna në atë çast lëshoi pjatat nga duart dhe mehidhërim pyeti gjyshën Mirë: 

- Çfarë po fletë Kaltërina?! 

Pastaj u kthye nga vajza: 

- Ç’është kjo pyetje, bij ime? 

Vajza në atë moment u habit dhe thjesht nuk dintesi të sillej dhe çfarë të thoshte. 

- Asgjë...Nuk di pse hidhërohesh menjëherë! 

Në fakt, nëna nuk ishte e hidhëruar, ishte ebefasuar me pyetjen e saj, pasi që Kaltërina ishte lindur si binjake. Fëmija idytë gjithashtu ishte vajzë, por mjerisht, nuk i kishte përballuar komplikimete lindjes. Mirëpo ata nuk i kishin treguar kurrë Kaltërinës për motrën e saj.Thjesht, nuk kishin dashur që fëmijërinë e saj ta ngarkojnë me këtë çështje.Prandaj pyetja e saj ishte e papritur. Prej nga, si i ra ndërmend... 

- Mirë bija ime, tanimë nuk jam e hidhëruar, - umundua ta qetësonte, por dua të më tregosh përse më pyete? 

- Këtë gjë ma tha një i panjohur tek shëtisjapërmes pishave!... 

- Si i panjohur? 

- I panjohuri nga planeti Otila!... 

- O zot, Kaltërina, prapë ti..., - Prapë kefilluar me fantazira?! 

Vajza rrudhi krahët dhe me vrap u futë në dhomëzëne saj të vockël. 

Thellë e prekur, Zana filloi t’i tregoj gjyshesMira për fantazaitë që i kishte dëgjuar muajt e fundit nga Kaltërina. Portregimi i sotëm ishte në kufi me realitetin. Vallë, nga kush ka dëgjuar përmotrën e vet të vdekur?... Ranë dakord që këtë çështje ta hetoj me kujdesgjyshja. 

Po atë natë, Kaltërina, me një butësi mahnitësi iarrëfeu gjyshes tregimin për "të panjohurit nga planeti Otilo”. 

- Është një burrë shtathedhur - tregonte vajza.Nuk dallon shumë nga ne, por prapëseprapë është disi më ndryshe. Më ka thënë qëmotra ime quhet Era dhe se jeton, atje me ata!... 

- Era!... pëshpëriti plaka e hutuar. - Ti mendonse kjo është e vërtet?! 

Kaltërina uli shikimin dhe me zë të ulët tha: 

- Mendoj se po, gjyshe! 

Gjyshja ishte shumë e durueshme. 

- A të ka thënë diç tjetër? 

- Më ka pyetur nëse kam dëshirë të takohem memotrën. 

- E ti, çfarë i tha? 

- Me siguri se po! M’i ka përkëdhelur flokët. Mirëmë tha, në mbrëmje kur të zë gjumi do të shkojmë në Otila për ta takuar atë.Pas këtyre fjalëve u zhduk- 

- Mirë shpirt, tani fli. Në mëngjes së bashku do ekërkojmë të panjohurin... 

Gjyshja me butësi puthi Kaltërinën dhe, si gjithmonë,e mbuloi me kujdes. Fiku dritën dhe me hapa të ngadalshëm u drejtua nga verandaku rrinin ulur Zana dhe Dini. U tregoi gjithë bisedën që kishte pasur meKaltërinën. Ata të befasuar shikuan njëri tjetrin! 

- Era`-sa nuk bërtit Zana. 

- Tha se quhej Era?! 

- Zot i madh, a është e mundur?! - tha Dini. 

Emri Era ishte emër unikat të cilin e kishinsajuar prindërit disa ditë para se të lindnin fëmijët, pasi e kishin kuptuar sedo lindnin vajza binjake. Do i pagëzonin: njërën Kaltërina dhe tjetrën Era. Përkëtë vendim paksa të çuditshëm kurrë nuk i kanë treguar askujt, as gjyshja nukka qen e njoftuar. Kurse tani paraqitet i panjohur dhe...!? 

- Zot i madh - pëshpëriti sërish Zana. 

Po atë natë nga kampshtëpiza u zhduk përgjithmonëKaltërina. U njoftuan të gjitha organet kompetente: policia, KFOR-i etj. Ualarmua edhe Interpoli...por nuk zbuluan kurrë asgjë! As më të voglën gjurmë! 

Vajza u zhduk nga dhomëza dhe nuk u lajmërua kurrëmë. Mbase ka kaluar në dimension tjetër - në... zonën e muzgut.



__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.



Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard