Evolon Forum

Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Çfar është "1394 Conmection"


Veteran Member

Status: Offline
Posts: 76
Date:
Çfar është "1394 Conmection"
Permalink  
 


Në Windows Network Connections më zunë sytë një ikonë me mbishkrimin "1394 Connection". Çfarë është kjo? 

 

Në çdo kompjuter me Windows dhe që ka lidhje FireWire, ose e suporton këtë lidhje, listohet një pajisje 1394. Kjo nuk duhet ngatërruar me një kartë rrjeti apo pajisje rrjeti. Nëse duke dashur të lidheni në rrjet shikoni te “Network Connection” vetëm 1394 Connection, ju ose nuk keni kartë rrjeti, ose driver-at e kartës së rrjetit nuk janë në rregull. 

FireWire është emri që Apple Inc. ka vendosur për IEEE 1394 High Speed Serial Bus. Apple mendoi ta zëvendësonte bus-in paralel SCSI (Small Computer System Interface) me FireWire serial, duke siguruar ndërkohë lidhje edhe për pajisjet audio dhe video dixhitale. 

Zakonisht sistemi përdoret për lidhjen e pajisjeve të ruajtjes së të dhënave dhe kamerave DV(digital video), por ai përdoret shumë edhe në sistemet industriale për machine vision (kompjutera për përpunim imazhesh) dhe në sistemet profesionale audio. Është i parapëlqyer përpara teknologjisë USB, pasi mundëson shpejtësi të madhe në transmetimin e të dhënave dhe shpërndarje të energjisë



__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.



Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard